Fansat e Harry Potter , nxënës që aspirojnë Shkollën Magjike Hogwarts, sozitë e Lord Voldemort: të gjithë gjenden këto ditë në Odense, qyteti i Danimarkës, i famshëm për të qenë vendlindja e Hans Christian Andersen, ku nga sot , 19 tetor deri më 21 tetor do të jetë edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit të Harry Potter, një ngjarje e dedikuar magjistarit te famshëm të librave të J.K. Rowling!

Djem dhe vajza marrin pjesë në shumë aktivitete në mënyrë rigoroze me temë “Harry Potter”: në Tregun Magjik, mund të zgjedhin shkopin magjik që preferojnë , mund të mësojnë formula magjike ose të bëhet një gazetar i Daily Prophet! Përvoja më e njohur, megjithatë, është ajo per te kapur stacionin e trenit për të hyrë në Hogwarts Express .

Por jo vetëm: një nga ngjarjet më të pritura të këtij viti është turneu i Quidditch, i cili në këtë rast nuk luhet në qiell, por në lëndinën e Kopshtit Mbretëror.


Çdo vit, ngjarja arrin të tërheqë mijëra e mijëra tifozë të vegjël të magjistarit më të famshëm në botë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here