Reese Witherspoon ka zbuluar se është sulmuar seksualisht ne moshen 16 vjeçe, ndërsa yjet e Hollivudit po perpiqen t’i japin fund viteve të heshtjes në industri, rreth kesaj çështjeje te ngritur menjehere pas akuzave kunder Harvey Weinstein.

Reese Witherspoon ne moshen 16 vjecare

Aktorja e Legally Blonde, 41 vjeçare, u shpreh te henen ne mbremje në Elle Women ne Hollywood, duke thënë se sulmi ishte i pari – por jo i fundit – që ajo ka perjetuar.

Duke folur përpara vajzës së saj 18-vjeçare Ava Phillippe, Witherspoon tha: ‘Unë ndjej nje neveri te vërtetë ndaj regjizorit që më sulmoi seksualisht kur isha vetem 16 vjeç dhe zemërim ndaj agjentëve dhe producenteve që më bënë të ndieja qe heshtja ishte një kusht i punësimit tim.’

Reese me te bijen Ava Phillippe

‘Dhe unë do doja tju thoja se ishte një incident i izoluar në karrierën time, por fatkeqësisht nuk ishte. Kam pasur përvoja të shumëfishta të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale dhe nuk flas shumë shpesh për to. Por, pasi dëgjova të gjitha historite e ngjashme me timen, këto ditët e fundit dhe dëgjimi i këtyre grave të guximshme qe po shprehen sonte, për gjërat që na thuhet të mos flasim, me ka bere dhe mua që të dua të flas..,madje me zë te larte sepse ç’eshte e verteta, unë jam ndjere më pak vetëm këtë javë, se sa jam ndjerë ndonjëherë në gjithe karrierën time “.

Ajo vazhdoi t’u kërkonte të tjerëve të benin publikë rastet e tyre të abuzimit – si për hir të brezit të ardhshëm të aktoreve, por edhe për veten e tyre, pasi pranimi i së vërtetës do t’i lejonte ata ‘të shëroheshin’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here