Një breshkë gjigante prej 700 kg është gjetur në një plazh në Spanjë . Breshka gjigante, sipas ekspertëve, i përket specieve Dermochelys coriacea, peshon 700 kilogram dhe është mbi dy metra e gjatë.

Siç ishte e parashikueshme, zbulimi ka ngjallur kuriozitetin e popullsisë dhe biologëve. Dermochelys coriacea është në fakt breshka më e madhe e detit në botë dhe zakonisht popullon ujërat tropikale dhe subtropikale. Sipas studiuesve kjo specie është veçanërisht e rrallë dhe në Mesdhe, më shumë se dhjetë nuk janë parë gjatë dy mijë vjetëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here