Sot Facebook ka njoftuar se lajmet do te behen me pagese brenda 2017, dhe se shpejti do te filloje testet bashke me 10 partneret editoriale boterore.

Dy nga menyrat e pagesave do të testohen, duke filluar me formatin e’ Instant Articles‘.

E para parashikon një “paywall” që do t’ju lejojë të lexoni pa pagesë deri në një numër te caktuar artikujsh.

E dyta është modaliteti “freemium”, sipas të cilit botuesit do të vendosin se cilet artikuj do të ofrojnë falas në rrjetet sociale dhe cilet me pagese. Transaksioni ekonomik nuk do të ndodhë në rrjetin social dhe 100% e të ardhurave do ti shkojnë botuesit.

Facebook, me audiencën e tij potenciale prej dy miliard lexuesish, tenton tu jape nje dorë botuesve dhe madje edhe ne anen e “fake news”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here