Martin Shkreli është një sipërmarrës shqiptaro-amerikan, aktiv në industrinë farmaceutike. Shkreli është bashkë-themelues i fondit MSMB Capital Management, bashkë-themelues dhe ish shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike Retrophin LLC, si dhe themelues dhe CEO aktual i Turing Pharmaceuticals AG.
Në shtator 2015, Shkreli u kritikua ashpër kur Turing arriti të përfitojë licensën e prodhimit të ilacit Daraprim, dhe ngriti çmimin 5,500% (nga $ 13,50$ në 750$ për një tabletë)
Më 17 dhjetor 2015, Shkreli u arrestua nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) mbi akuzat për mashtrim të letrave me vlerë.

Por problemet e tij nuk mbarojne ketu, sepse aktualisht ai ka paguar 2 milionë dollarë për kopjen e vetme të një projekti. Disa anëtarë të Wu-Tang Clan thonë se nuk është një album i ligjshëm.

“Mënyra se si e paraqiti,” tha Killa Sin, “ishte se do të ishte albumi i tij kryesor dhe ai donte që unë të bëja disa punë për të.” Më vonë u mësua se vargjet e tij ishin paraqitur në “Once upon a Time in Shaolin”, ndersa tani eshte albumi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.

“Nuk është një album i autorizuar i Wu-Tang Clan,” tha Domingo Neris, i cili menaxhon U-God. “Nuk ka qene kurre”
Kur bëmë vargjet, ishte për albumin Cilvaringz,” shtoi Ellis, i cili menaxhon Method Man. “Si u bë një album Wu-Tang tani? Nuk kemi njohuri për këtë.”

Martin Shkreli
Wu Tang Clan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here