Marrëdhënia midis vjehrrës dhe nuses ose vjehrrës dhe dhendrrit është gjithmonë e komplikuar. Qëllimi është vetëm një: mos thoni një gjë të gabuar në kohën e gabuar. Tani ne po listojmë pesë gjërat që ju kurrë nuk duhet t’i tregoni vjehrrës tuaj, për të mirën tuaj!

Eja kur të duash. Kjo fjali nuk duhet të shqiptohet kurrë.
Është e qartë se vjehrra ka të drejtë të vijë tek ju, fëmijët tuaj dhe djali saj, por ju duhet ti përmbani vizitat, sidomos ato të paparashikuarat.

Ish-i im. Asnjëherë nuk është e përshtatshme të flasësh për ish të dashurin me vjehrrën. Nëse edhe për ndonjë arsye ju shpëton fjala, mundohuni të ndryshoni menjehëre temë.


Po të mos ishte edukuar kështu . Kushtojini vëmendje të duhur temës së edukimit të marrë. Është më mirë të shmangni diskutimin me vjehrrën tuaj lidhur me edukimin që i ka dhene djalit/vajzës.

Lasanja ime është bërë më e mirë. Ose për cfarëdolloj ushqimi tjetër. Edhe sikur të jetë e zonja në kuzhinë ose totalisht e paaftë, më mirë shmangni këtë frazë për të evituar diskutimet dhe krahasimet e panevojshme.

Seks. Temë Tabu.
Kafshoni gjuhën, numëroni deri në 1000 por shmangni të gjitha bisedat rreth seksit.Jo aq shumë për temën në vetvete , por sepse mund të përfshijë djalin dhe ajo mbetet gjithmonë nëna e tij. Pra, kini kujdes nga çdo fjalim rreth seksit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here