1.New York City
Nju Jorku në vjeshtë tregon veten në të gjithë bukurinë e saj. Nuk është rastësi që shumë filma janë xhiruar në qytet vetëm këtë kohë të vitit. Mos e humbisni një shëtitje në Central Park për të admiruar gjethet shumëngjyrëshe, liqenin dhe njerëzit që po lexojnë dhe relaksohen ne park.

2.Roma
Kryeqyteti i Italisë, gjatë sezonit të vjeshtës, është veçanërisht i këndshëm për tu vizituar, duke pasur parasysh klimën e butë dhe qetësinë e periudhës, larg turmës së turistëve dhe vizitorëve.

3.Bruges
Bruges është një qytet i këndshëm në Belgjike dhe një nga destinacionet më të bukura për të arritur në vjeshtë. Muret mesjetare, kanalet dhe qetësia e vendit do t’ju bëjnë të ndiheni te izoluar nga bota.

4.Montreal
Montreal është një nga qytetet më të bukura në botë, që meriton të vizitohet në çdo kohë të vitit. Por nëse doni ta njihni atë edhe nën veshjen e vjeshtës, nuk do të zhgënjeheni.

5. Budapest
Kryeqyteti hungarez, gjatë vjeshtës, ka një terheqjq veçanërisht romantike. Me pak fjalë, është destinacioni ideal për ata që planifikojnë një muaj mjalti ose një largim të paharrueshëm.

6. Dresden
Dresden është një nga qytetet e vjeshtës që do t’ju kënaqë për atmosferën e saj melankolike dhe ngjyrat e natyrës. Qyteti gjerman është plot me ndërtesa dhe pallate për t’u vizituar, prandaj është ideale për një udhëtim të paharrueshëm.

7.Keshtjella Neuschwanstein
Është një nga kështjellat më të bukura në Evropë dhe meriton një vizitë, veçanërisht në sezonin e vjeshtës, kur pylli është ngjyrosur në hijen intensive të kuqe, portokalli dhe të verdhë. Dhe për t’i dhënë fund udhëtimit tuaj, mos humbisni një vizitë të shkurtër në Mynih, që është afër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here