Duke veshur një shall, syze, kapele apo te mbani mjeker te gjate nuk mjaftojne me për te mos u njohur nga programet e njohjes së fytyrës: një grup studiuesish anglo-indiane kane zhvilluar një inteligjencë artificiale që eshte në gjendje të njohe fytyrat e njerëzve edhe pse pjesërisht te mbuluar.

Hulumtuesit kanë zhvilluar një sistem automatik, që njeh njerëzit duke identifikuar 14 pika në fytyrë dhe duke matur distancat e tyre. I “trajnuar” në dy katalogë të dy mijë imazheve, një me imazhe të thjeshta dhe tjetra me elemente më komplekse, dy njerëz në të njëjtën foto, sistemi identifikoi saktë njerëzit me fytyrë gjysmë të mbuluar në 56% të rasteve.

Përqindja ra në 43% në rastin e veshjes së syzeve. Pra, teknologjia është larg të qenit e përsosur, por është në rrugën e duhur për t’u përmirësuar. Një sistem i tillë mund të jetë një ndihmë për të njohur çdo autor të dhunës apo vandalizmit, por ekziston edhe rreziku që qeveritë mund ta përdorin për të monitoruar aktivitetin e disidentëve. Ekipi kerkimor përbëhet nga hulumtues nga Universiteti i Kembrixhit, Instituti Kombëtar i Teknologjisë në Warangal, Indi, dhe Instituti Indian i Shkencës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here