Disa pronarë kanë dyshuar dhe me perpara, por tani ka konfirmim nga një hulumtim shkencor që ka treguar se qentë janë gjithashtu të aftë për sjellje mashtruese.

Në studim u verifikua se nëse në një situatë zgjedhjeje, qente ishin në gjendje të mashtronin një konkurrent njerëzor. Gjatë trajnimit, qentë duhej të merreshin me pronarin e tyre bashkëpunues dhe me dy të panjohur: njëri që vepronte duke bashkepunuar, duke i dhënë ushqim kafshës dhe tjetri duke e konkurruar, duke mbajtur ushqimin për vete.

Qentë prireshin ta përzinin konkurrentin njerëzor larg ushqimit, kur mendonin se njeriu do ta mbante atë për vete. Ndryshe ndodhte me partnerin e tyre bashkëpunues te cilin e conin deri në destinacion, duke ditur se do të merrnin nga ai ushqime. Gjatë testit, qeni mund të udhëhiqte një nga këta partnerë në një nga tre vendet ku mund të ishte ushqimi: një përmbante ushqimin e preferuar, ne te dytin ushqimi jo i preferuar dhe i treti ishte bosh.

Pasi udhehoqi njerin prej te huajve qe e shoqeronin, qeni mund te udhehiqte pronarin e tij bashkepunues ne nje nga vendet. Prandaj, qeni do të kishte një avantazh të drejtpërdrejtë të mashtrimit të partnerit konkurrues, pasi atëherë do të kishte një mundësi tjetër për të marrë ushqimin e preferuar nga pronari. Është pikërisht ajo që kafshët kanë bërë, duke treguar kështu që qentë dallojnë ndërmjet sjelljes bashkepunuese dhe asaj konkuruese, duke përshtatur sjelljen e tyre madje edhe me mashtrime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here