E ftuar ne Good Morning Britain transgender Caitlyn Jenner rrefen se eshte nje humbje e madhe per te qe nuk e ka me Kim Kardashian ne jeten e saj.Ajo foli me sinqeritet per martesën e saj me Kris Jenner në librin e saj të ri “The Secrets Of My Life”(Sekretet e Jetes Sime).Ylli i reality show ,67 vjeç, pranoi se ishte mirënjohëse për mbështetjen nga ana e Jenner, por ndihej “e trishtuar” që ajo nuk kishte folur me Kim prej nëntë muajsh, pavarësisht faktit se ajo ishte vajza më mbështetëse e klanit Kardashian.

“Kur vendosa te jetoj ne menyre autentike, i mora nje nga nje femijet per te folur me ta.Ju thashe se kjo eshte ajo qe dua te bej. Ato me kane mbeshtetur gjithmone qe nga dita e pare.Sidomos Kendall dhe KYlie.”

Megjithate , ylli i “I Am Cait” pranoi se nje tjeter version doli nga familja Kardashian: “une ne te vertete nuk flas shpesh me to.Per fat te mire une kam shume femije” .Biseda gjithashtu u kthye në librin e saj të diskutueshëm “Sekretet e jetës sime” – një tregim i hollësishëm i lëshuar më herët këtë vit, i cili terboi ish-gruan Kris , si dhe Kim, Kourtney dhe Khloe.

Duke mbrojtur librin e saj ajo tha:Ne reality show KUWTK une i mbaja mendimet e mija per vete, mqns ne ate shtepi kishte shume femra me “mendje te madhe”,isha ne background dhe e mbaja gojen mbyllur.”Libri ishte historia ime dhe mendimi im per menyren se si ndodhen gjerat.Jam krenare per librin tim ,por fatkeqesisht Kardashianet dhe Kris nuk reaguan mire.


Cifti (Kriss jenner, Bruce Jenenr) u martua ne 1991 deri ne vitin 2015 , perpara se ish-medalisti i arte Olimpik Bruce te behej Caitlyn.
Ish atleti gjithashtu pranoi se marrëdhënia e saj me Kim njehere u rregullua,ajo e ka njohur ate që kur ishte një vajzë e vogël, por pas publikimit te librit asgje nuk ishte si me pare. “E dua Kimin, ajo eshte e shkelqyer, kam respekt per te si nene dhe businesswoman.Ne te vertete Kim ishte personi i pare qe fola per ate qe doja te beja. Eshte nje humbje e madhe ne jeten time qe nuk e kam me.Kemi gjashte apo nente muaj qe nuk flasim.Per mua eshte e trishte sepse i dua te gjithe femijet e mi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here