Rërë e bardhë, shkëmbinj të pjerrët, ujë të kaltër dhe një peizazh qe të lë pa frymë. Sardenja nuk ka nevojë për shumë prezantime. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, ky ishull mijëvjeçar ofron plazhe dhe destinacione të ëndrrave që nuk kanë asgjë për të pasur zili për parajsat tropikale pertej oqeanit.

Në Sardenjë ndodhen plazhet më të mira në botë. Sic eshte Cala Mariolu, në Gjirin e Orosei. Cala Pira, në hijen e kullës me te njejtin emer, në verilindje të Villasimiusit. Eshte gjiri i Chia, në Cagliaritano. Ose, përsëri, Cala Goloritzei. Të gjitha te mrekullueshme, te gjitha unike ne vetvete.

Sardenja ka disa prej ushqimeve më të mira dhe më të kërkuara nga ushqimet italiane në botë. Një sasi e madhe e produkteve tipike si mishi, sallamet, djathë, proshuta, Porcheddu e famshme ose Colurgiones tipike te zones. E pamundur te mos i provosh te gjitha.

Sardenjë është, mbi të gjitha, një destinacion tendence. Jeta e nates ne ishull e kanë bërë të famshëm në të gjithë botën. Nga Costa Smeralda në Alghero, nga San Teodoro në Villasimius, ka shumë lokale dhe klube nate që do t’ju bëjnë të kërceni deri në agim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here