Ne shtypin e turit veror te Television Critics Association, presidenti i CW-se Mark Pedowitz zbuloi detajet e crossover-it te dyte te serialeve me superheronj Arrow, The Flash, Supergirl dhe DC’s Legends of Tomorrow,pas suksesit te crossover-it te pare te quajtur Invasion.

Ndërkohë që historia në qendër të kësaj ngjarjeje të re televizive mbetet e mbyllur per tmos dhene shume detaje,Pedowitz ka njoftuar se episodi do të zhvillohet në dy mbrëmje,ndërmjet të hënës 27 dhe të martën, më 28 nëntor dhe jo në katër, siç ndodhi në sezonin e kaluar. Per kete arsye Arrow do te transmetohet te enjten i ndjekur nga Supergirl te henen nderkohe qe The Flash dhe Legends of Tomorrow do mbajne vendin e tyre diten e marte.

Ndërsa ai nuk përjashtoi një kalim të mëtejshëm të tregimeve në vitin 2018, Pedowitz shtoi se crossover-i i këtij viti do të përfshijë Supergirl, e cila nuk do të kufizohet në një prolog të shkurtër sic ndodhi ne Invasion!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here